Gjør som tusenvis av andre bokelskere
Abonner på vårt nyhetsbrev og få rabatter og inspirasjon til din neste leseopplevelse.
Ved å abonnere godtar du vår personvernerklæring.Du kan når som helst melde deg av våre nyhetsbrev.
Janë krijuar klube letrare gjithandej nëpër Evropë e gjetiu, që kultivojnë këtë trajtë shumë të veçantë dhe aq tërheqëse në gjuhët e tyre amtare. Në këtë kontekst po përmendim portalin në internet WHA - 'World Haiku Association' (Asociacioni i Haikut Botëror), në të cilin janë përfshirë edhe poetët shqiptarë me vjershat e tyre në shqip dhe në anglisht. Kështu, është skalitur mendimi se "vetëm mendjelehtit e gjorë refuzojnë të ndikohen nga letërsia dhe poezia". Poeti amerikan Carl Sandburg konstatonte se "Poezia është një jehonë që e pyet hijen të vallëzojë". Gjendja poetike e doktor Xhemil Bytyçit gjithnjë është e preokupuar me vështrime, vrojtime, meditime dhe gjykime të urta, duke mos shpikur konkludime me porosi arbitrare. Jean Cocteau do të thoshte, "Poeti nuk shpik - ai vrojton", andaj Bytyçi nuk sajon, ai vetëm shfaq fuqishëm shqetësimet dhe çastet e zhgënjimit të thellë: Përplasja veten Në botën e rreme Mes njerëzve kameleonë.
Doktor Xhemil Bytyçi, ashtu sikur që i është përmbajtur rigorozikisht Betimit të Hipokratit (Hippocrates, 460-377) për të ushtruar profesionin e mjekësisë ndershmërisht - po ashtu i përmbahet edhe etikës konsistente të vjershërimit. Poeti, mbase më shumë se të gjithë krijuesit e tjerë, është ndërgjegja më e pastër e humanizmit. Ai është i stolisur me tiparet dhe ndjeshmëritë më të holla dhe më të sinqerta njerëzore. Autori në formulimin e vjershave të tij tanka pasqyron natyrën, stinët, dashurinë, trishtimin, zhgënjimin dhe emocione të tjera të fuqishme, siç parashohin zakonisht rregullat e këtij lloji të poezisë. Prof. Shyqri Nimani
Tri drama, liber kushtuar: Babait, I cili me buzëqeshje me rriti, Më ngriti me përkushtim, Shtigjet e jetës m'i tregoi, Dashurinë për njerëz ma mësoi. Prof. Dr. Xhemil Bytyçi
Abonner på vårt nyhetsbrev og få rabatter og inspirasjon til din neste leseopplevelse.
Ved å abonnere godtar du vår personvernerklæring.