Gjør som tusenvis av andre bokelskere
Abonner på vårt nyhetsbrev og få rabatter og inspirasjon til din neste leseopplevelse.
Ved å abonnere godtar du vår personvernerklæring.Du kan når som helst melde deg av våre nyhetsbrev.
"Flasin në gjuhën shqipe" historianë të lashtësisë që nga Herodoti e Tit Livi e deri tek historianët bashkëkohorë, Hammond e Arnold Tonybee. Për herë të parë 'flet shqip' Wiliam Plomer me "Diamandin e Janinës". "I ftuar" është edhe albanologu i shquar Robert Elsie. Ãshtë historia e një vendi të lashtë dhe portreti I një populli autokton, i ndërtuar përmes shënimeve të "kronikanëve" të huaj në shekuj dhe që ka si 'protagonistë" gjeneralë të ushtrive pushtuese apo të atyre ndërluftuese në këto treva. Më shumë se 40 udhëtarë të huaj përshkruajnë me emocione bukurinë e veçantë të natyrës së këtij vendi dhe pasurinë shpirtërore të këtij populli. Ky vend bëhet objekt i peizazheve të tyre dhe i frymëzon ata për të shkruar faqe të tëra me mbresa nga udhëtimet e tyre.
SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT Shqiptarët janë shtatë - lartë, nënvizon Baron de Vaudoncourt, gjithë muskuj, të fuqishëm dhe me bel të hollë...Kanë një profil mjaft tërheqës, njëlloj si modeli i statujave të lashtësisë greke. Në vështrimin e parë, pamja e shqiptarit të jep përshtypjen e një kombinimi ngjyrash të freskëta, të alternuara bukur, ku dallohen sytë ekspresivë, ngjyrë gri, vetullat e holla dhe të harkuara, balli i lartë dhe i ashpër si dhe mollëzat e faqeve si të skalitura. Buzët i kanë të mëdha dhe qafën të gjatë, shpinën të drejtë dhe gjoksin të gjerë dhe të hedhur përpjetë, ndërsa gjymtyrët në një trajtë të përsosur. Cilitdo i bie në sy qëndrimi i tyre krenar. Ata i përgatisin vetë rrobat e trupit të tyre, një veshje, të cilën Bajroni e quajti "më të mrekullueshmen në botë " dhe zakonisht mbajnë një kapele të vogël ngjyrë të kuqe flakë, të vendosur në pjesën e përparme të kokës së tyre të ruajtur në këtë pjesë, ndërsa floku, mbrapa, është i zgjatur jashte mase. Një mantel i gjerë u mbulon supet dhe u derdhet deri mbi gjunjë. Një rrip i lidhur fort pas belit të ngushtë, shërben për të mbajtur: një ose dy pisqolla dhe një kamë me doreza të punuara gjithë argjend. Mespërmes shpinës së tyre zgjatet pushka e hollë dhe e gjatë, kurse përreth qafës mbajnë zinxhira prej argjendi ku varen hajmali, kuti të vogla argjendi apo sahate me këllëfe të lëkurtë.
Abonner på vårt nyhetsbrev og få rabatter og inspirasjon til din neste leseopplevelse.
Ved å abonnere godtar du vår personvernerklæring.